AKTUALITET, 6 Janar 2022, 13:05

Rama inspekton Pediatrinë e re në QSUT

Rama inspekton Pediatrinë e re në QSUT

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të shoqëruar nga drejtoresha e QSUT-së Albana Fico kanë monitoruar ambientet e reja të pediatrisë.

Manastirliu është shprehur se ky është një ndër investimet më moderne që i kanë dhënë një tjetër pamje këtij spitali, ku fëmijët tashmë do të marrin shërbim në kushte bashkëkohore.

Ndër të tjera ajo thekson se investimi është kryer në çdo kat të saj, në pavionin e vizitave, tek reanimacioni dhe tek pavioni i kirurgjisë.