AKTUALITET, 6 Janar 2022, 12:12

Të rinjtë e FRPD-së tentojnë të hyjnë në selinë blu: Turp që dyert janë mbyllur!

Të rinjtë e FRPD-së tentojnë të hyjnë në

Pas Komisionit për Rithemelimin e PD në selinë blu ka shkuar edhe një grup të rinjsh të FRPD-së.

Këta të fundit janë shprehur se kishin ardhur për të zhvilluar një mbledhje lidhur me protestën e të shtunës, por i kanë gjetur mbyllur dyert.

Ne jemi një grup të rinjsh të FRPD që jemi thirrur sot për një mbledhje, për protestën dhe jemi përballur me mbylljen e të gjitha dyerve.

Kjo është situatë e turpshme. Kjo seli nuk është pronë e askujt, është pronë e demokratëve, është pronë e të rinjve. Nuk është e nevojshme të njoftohet administrata.

Është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe, për çdo mendim kundër. FRPD do të jetë pjesë e protestës”, tha njëra prej anëtareve të FRPD.

Një tjetër anëtare pretendoi se është hequr sigla e FRPD-së nga vendi ku zhvilloheshin mbledhjet.