AKTUALITET, 6 Janar 2022, 12:02

Humbin dy vajza në Tiranë, njëra prej tyre në fshatin ‘SOS’, kujdestarët dhe familja japin alarmin

Humbin dy vajza në Tiranë, njëra prej tyre në fshatin

Dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç kanë braktisur strehën e tyre.

Njëra është një 17 vjeçare e strehuar në fshatin SOS. Ka qenë një punonjëse e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e 17 vjeçares.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

Nga shtëpia është larguar edhe një 18 vjeçare dhe denoncimin e ka bërë nëna e saj.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

 Ende nuk dihet nëse vajzat janë larguar me dëshirë apo janë rrëmbyer. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.