AKTUALITET, 6 Janar 2022, 13:01

Të rinjtë e FRPD zgjedhin një mënyrë ndryshe për të protestuar ndaj Bashës

Të rinjtë e FRPD zgjedhin një mënyrë ndryshe për

“PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”.

Kjo është mënyra origjinale që të rinjtë e FRPD-së kanë gjetur për të protestuar ndaj bunkerizimit të selisë së partisë nga Basha.

Për shkak se ata nuk mundën të futen në seli, ata ngjitën postera me këto sllogane në derën kryesore të saj. Aty shkruhej: “Jo pronë e pengut, por seli e demokratëve”, “Jo bunkerit të diktatorit”.

Të mërkurën në mbrëmje persona të panjohur shkulën logon e FRPD-së nga selia e PD-së.

Në një deklaratë për mediat, të rinjtë thanë se do të takoheshin për organizimin e protestës së 8 janarit.

Ata thanë se do të jenë më 8 janar përpara selisë për ta çliruar atë nga pengmarrja.