TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, dha edhe disa mesazhe për Amerikën, kur tha se “SHBA udhëheq e rrezaton si avokat e lirisë mbi tokë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve e grabitësve e organizatave kriminale që qeverisin në vende të tjera”.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Berisha iu dha porosi se “s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni ynë është të konsolidojmë në këtë vend ato vlera që kanë bërë të madh çdo komb të lirë”.
“Kur të hedhim poshtë me përçmim të gjitha insinuatat sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin ‘rroftë Amerika’, plaçkisin natën dhe ditën thërrasin ‘rroftë Amerika’.
Ky është qëndrimi më antiamerikan që mund të mbahet.
Amerika është dheu dhe vendi i vlerave të lirisë. Ajo udhëheq e rrezaton si avokat e lirisë mbi tokë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve e grabitësve e organizatave kriminale që qeverisin në vende të tjera.
Ndaj e s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.
Misioni ynë është të konsolidojmë në këtë vend ato vlera që kanë bërë të madh çdo komb të lirë.
Asnjë komb nuk ka ecur para nuk është zhvilluar në rast se nuk ka mbrojtur interesin e tij kombëtar.
Asnjë vend nuk është zhvilluar nëse s’ka pasur një shtet patriotik. Këto janë thirrjet për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duam të jemi problemi i saj përsëri.
Unë kam besim të madh te ju, në frymëzimin e integritetin tuaj e së bashku do ia dalim të realizojmë misionin për shpëtimin e Shqiperise nga ky regjim më i keqi që ka pasur nga koha e Enver Hoxhës.