TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet tip Fuoristradë me traga greke është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Patos.
Raportohet se pranë vendit të njohur si “Rotondo e Parkut” pranë Kishës Katolike në Fier, makina është futur kundravajtje dhe është përplasur me trafikndarësen duke bllokuar qarkullimin.
Mësohet se shoferi i këtij automjeti me targa të shtetit grek KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.
Mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik.
Gazetarja e Panorama mëson se fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit. Policia po kryen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.