TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme Kuvendi çeli sesionin e ri parlamentar. Por Partia Demokratike vijon të jetë ende e ndarë në dy grupe.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc, u shpreh se qëllimi është që të krijohet një grup parlamentar solid.
Sipas Boçit, qëllimi i mazhorancës është që opozita të vijojë të jetë e përçarë, por kjo e fundit do vijojë betejën dhe përpjekjet për bashkim, pa përjashtuar askënd.
"Qëllimi është të kemi një grup parlamentar solid. Ajo që duhet të ndodhë është respektimi i një vendimi gjykate. Gjykata njeh ndryshimet e kuvendit të datës 11 (i mbajtur në Air Albania dhe i thirrur nga Sali Berisha). Ne do vazhdojmë betejën tonë dhe përpjekjet pa përjashtuar askënd për bashkimin e Grupit Parlamentar. Ajo që do ofrojmë është seriozitet. Ne kemi përballë një betejë politike shumë të rëndësishme.
Shtyllat tona kryesore janë zbuluar në gjithë takimet reale dhe të prekshme që kryetari i PD-së ka bërë me grupet e interesit. Politika në fund është prekje e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve. Të gjitha problemet janë marrë dhe janë pjesë e platformës tonë politike. Do mblidhet kryesia e PD dhe do vendosë datën e protestës së parë. Çadër nuk do ketë, por do ketë protesta", tha Boçi.