TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi nga Berati kryeministrin Edi Rama se do ta rrëzojë nga pushteti me protesta qytetare dhe me zgjedhje.
Ish-Presidenti tha se kupa është derdhur prej kohësh, ndërsa tha se “do ta palosim, pavarësisht se duket i gjatë”.
“Kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjithë pushtet në Shqipëri, duke blerë ish-lidershipin e opozitës, i cili e futi në një qorrsokak popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë prej kohësh Rama-Basha, për të djegur mandatet, për t'i lënë pushtetin Ramës dhe për t'i dhënë drejtësinë.
Nuk e patën kënaqësinë të shkarkonin edhe Presidentin Meta sepse ishte plani i tyre monstruoz.
Unë vij edhe nga kjo zonë e bekuar dhe nga një mal fatdhënës. Tani është koha t’ja marrin të gjitha pushtetet Ramës dhe ‘tja kthejmë popullit.
As PL, as PD, as çdo partie tjetër, por do t’ja kthejmë popullit dhe ti japim mundësinë që të ushtroj referendumin që këta e kanë bllokuar.
Ne e dimë ku është fuqia jonë, jo të parlamenti sepse është pak më mirë se parlamenti i kërparatave. Ka deputetë opozitarë me integritet, po ka deputetë që kanë marrë vota dhe i bëjnë shërbime Edi Ramës, duke përfituar nga ai, shërbimi që ai di të korruptojë opozitarë të pakarakter dhe të Panderë. Ne do ta shembim Ramën me protesta qytetarë dhe me zgjedhje. Do ta palosim, se ju duket i gjatë ju ai, në atë mënyrë që e meriton”, tha Meta.