AKTUALITET, 20 Tetor 2025, 10:34

Pasuesi i Dumanit/ KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura: Një nga anëtarët largohet, kërkon kohë që të shqyrtojë procedurat ligjore

Pasuesi i Dumanit/ KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të hapur procedurat e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, pas mbarimit të mandatit trevjeçar të Altin Dumani.

Në fillim të mbledhjes, fjalën e mori anëtari Zeqir Hoda, i cili tha se për shkak të procedurave i duhej kohë që të shqyrtonte aktet ligjore nëse gjithçka ishte konform rregullave, para se të votonte.

“Të zhvillojmë proces të drejtë dhe ligjor. Dua të marr kohën e duhur ndaj do largohem nga kjo mbledhje për votimin, që të marr kohën e duhur për shkak se e kërkon dhe procedura. Do konsultohem me bazën ligjore për procedurat dhe do vendos. Nëse nuk është hapur procedura po qëndroj”, tha ai.

Në momentin që procedura u hap, ai u largua, kurse një prej anëtarëve e cilësoi deklaratë mediatike, gjithsesi u njoftua se do hapeshin procedurat dhe vendimmarrja do bëhej më vonë.

“Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para 3 ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAKS’jam në gjendje nëse është në konflikt interesi apo jo, por do e gjykojmë në një seancë të posaçme”, tha Vatë Staka.

Sokol Stojani hapi procedurat, duke njoftuar edhe emrat e 4 kandidatëve që kishin dorëzuar dokumentacionet sipas afatit ligjor, 15 tetori.

Kandidatët janë Adnan Xholi, aktualisht zv/drejtues i SPAK, Klodian Braho, Doloreza Musabelli dhe Elvin Gokaj.