TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat për aferën e inceneratorëve ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt përmes avokatit të tij.
Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurive.
Avokati i ish-zv.kryeministrit, Henrik Ligori, nuk pranoi të bënte komente për mediat, por deklaroi se iu ishte komunikuar zyrtarisht akuza.
Përfaqësuesit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkuar azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikullit hetimor në ngarkim të ish-zv.kryeministrit.
Zyrtarisht janë tre të pandehur për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj.
Ahmetaj, sipas hetimeve të kryera nga SPAK, në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishme në kabinetin qeveritar ka përfituar nga bosët e inceneratorëve ryshfete të ndryshme nga pasuri të paluajtshme, pagesa të udhëtimeve dhe dhurata të ndryshme.
Ndërkohë në Prokurorinë e Posaçme pritet të shkojë edhe avokati i Albina Mançkës, ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.