AKTUALITET, 26 Mars 2024, 13:37

Inceneratorët/ Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK i komunikon akuzat Mirel Mërtirit

Inceneratorët/ Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK i komunikon akuzat Mirel

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ka komunikuar sot (26 mars) akuzat Mirel Mërtirit, për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Mësohet se SPAK ka komunikuar akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Akuzat i janë komunikuar avokatit, Klodian Skënderi, në mungesë të Mirel Mërtirit.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.