TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala tha se masakra me pronat ka nisur prej viti 1991 dhe vazhdon ende, ndërsa solli edhe një rast të pazakontë me një emër të njohur në zonën e Sukthit në Durrës.
Ajo tha se Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi kishte paguar avokatin e shtetit që të mos kundërshtonte një vendim gjyqësor. Pasi fitoi pronën, Laho i njohur si Rrumi e ka rrahur avokatin dhe ja ka marrë paratë mbrapsht.
“Ishte një kriminel në Durrës. Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, alis Rrumi. Rrum do të thotë misër i djegur. Ai i kishte dhënë para avokatit të shtetit që të mos kundërshtonte në gjykatë një vendim gjyqësor.
Në momentin që e fitoi pronën që duhej, e kishte rrahur dhe kishte marrë paratë mbrapsht. Të dy janë nën akuzë për korrupsion. Ose rasti i Pëllumb Gjokës. Kishte marrë sipërfaqe të mëdha toke nëpërmjet falsifikimin. Kishin marrë edhe rërën dhe e kishin kthyer në tokë truall”, tha Lala në emisionin "Open" në News 24.