TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka bërë publike fakte të reja për inceneratorin e Tiranës.
Sipas denoncimit të Këlliçit, një kompanie turistike i janë dhënë miliona euro pagesa për udhëtimet me charter dhe pushimet luksoze të qytetarëve.
“Një agjenci turistike, në pronësi të një shtetasi të arrestuar më parë për mashtrim, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori fantazmë i Tiranës”, tha Këlliçi.
Ai shtoi se “Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.”
Këlliçi thotë se dy kompani që duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, i kanë paguar 1.6 milionë euro agjencisë turistike.
“Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro. 2 kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro”, deklaroi Këlliçi.
Anëtari i Kryesisë shtoi edhe disa pyetje:
-A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?
-A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?
-A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?
-A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve?
Ai më tej akuzon SPAK se nuk ka vepruar.
“Të gjitha këto transaksione bëheshin nën hundën e SPAK, i cili nën presionin e Erion Veliajt, nuk tentoi kurrë të ndjekë paratë e buxhetit të shtetit, pasi nuk ka leje apo miratim për të prekur paratë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, paratë ë korrupsionit të Erion Veliajt”, u shpreh Këlliçi.
Në fund ai shtoi se PD ka marrë angazhimin e plotë që kjo skemë korruptive të zbardhet deri në fund.