TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të pesë të rinjve të cilët trafikonin armë nga qyteti i Shkodrës drejt Tiranës, për ti shitur tek persona të tjerë.
Balla shprehet se Policia e Shtetit po vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale.
Ministri thekson se goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës.
Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “Repishti” u vunë në pranga S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe (efektive e policisë së burgjeve) dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.
Të rinjtë u kapën nga uniformat blu në një parking në Rrugën e Rinasit dhe brenda automjetit ku udhëtonin iu gjetën 9 armë me krehër e municion luftarak.
Mësohet se ata kishin vendosur 4 automatikë dhe 5 pushkë në një valixhe në bagazhin e mjetit tip BMW, që drejtohej nga M. H. Dyshohet se pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krehër e municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë”, raporton policia.