TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtarët e familjes Kaçi janë pajisur me urdhër-mbrojte pasi u dhunuan nga shoferi i Lindita Nikollës dhe vëllezërit e tij. Gjykata e Durrësit ka dhënë urdhër-mbrojtje për Pjetër Kaçin dhe familjarët e tij.
Martin Nikolla, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla dhunoi paraditen e të dielës anëtarët e familjes Kaçi duke përdorur edhe armën e shërbimit, ndërsa pas ngjarjes ai u përjashtua nga Garda dhe u vendos në prangat e policisë.
Konflikti lindi për shkaqe pronësie, teksa ish-gardisti u përfshi në konfliktin dhe qëlloi me armën e shërbimit. Po kështu në pranga përfundoi dhe vëllai i tij Alfred Nikolla, të akuzuar si të përfshirë në konfliktin me familjen Kaçi, duke dhunuar kryefamiljarin dhe djemtë e tij.
Ndërsa në dëshminë e tij të dhënë për policinë, shoferi i Lindita Nikollës ushpreh se ka qëlluar me armë në ajër, por sipas tij qëllimi ka qenë për të ndalur sherrin e nisur.
“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmang një përplasje më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në çdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familje”, ka treguar Nikolla.
