AKTUALITET, 6 Mars 2023, 13:23

Pas vendimit të Apelit, Xhelal Mziu braktis Berishën, i bashkohet grupit të Alibeajt në mbledhjen e Kryesisë

Pas vendimit të Apelit, Xhelal Mziu braktis Berishën, i bashkohet

Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vulën e Partisë Demokratike.

Mbledhja e Kryesisë po zhvillohet në ambientet e një hoteli, ndërsa mes të pranishmëve është dhe deputetit Xhelal Mziu. 

Mziu ishte pozicionuar kah Berishës, por me vendimin e Apeli ai duket se ka ndryshuar mendje dhe është rikthyer sërish tek grupi i Enklejd Alibeajt.

Deri më tani në mbledhje kanë mbërritur deputetët Ramadan Likaj, Flutura Açka, Eralda Bane, Merita Bakiu, anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi, e Endri Hasa, si edhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa.