TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikimin për mediat u shpreh se mbështetja është rritur më shumë sidomos pas vendimit të Ramës për të sulmuar opozitën.
Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi edhe vendimin e grupit të Alibeajt për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
“Nxitën një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD në parti të vërtetë opozitare dhe të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm, bashkëpunimin me vende të lira dhe jo me mafien. Shpreh mirënjohje për gatishmërinë për të shumëfishuar forcat për fushata elektorale. Revolucioni popullor dhe protesta nuk do të ndalet.
Pengjet janë pengje, zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Ramës, Lul Brava dhe Ali Basha.
PD është një, është ajo e anëtarësisë, që ka mbështetje masive të qytetarëve shqiptarë.
Është e aftë të regjistrojë çdo mafie dhe e faktojë këtë”, tha Berisha.