TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri masiv që ra mbrëmjen e djeshme në Lunxhëri është arritur të neutralizohet pas tetë orë në luftë me flakët.
Zjarrëfikësit e Gjirokastrës të ndihmuar edhe nga banorët e fshatrave të prekur nga kjo situatë, punuan me çdo lloj mjeti për të fikur flakët dhe moslejuar që ato të shkaktonin dëme edhe më të mëdha.
Operacioni për fikjen e vatrave të zjarrit në fshatin Topullaraj përfundoi në orën 05.00 të mëngjesit, duke bërë të mundur mbrojtjen nga flakët të fshatrave Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.
Në vendin e ngjarjes për të mbajtur nën kontroll situatën vijojnë të qendrojnë rreth 50 forca zjarrëfikëse.