AKTUALITET, 7 Mars 2023, 21:14

Pas marokenëve, vajzat italiane preferojnë të martohen me shqiptarët (STUDIMI)

Pas marokenëve, vajzat italiane preferojnë të martohen me
Foto ilustruese

Në 10 martesa në Itali ka të paktën një dhëndër të huaj. Këto janë të thënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave në Itali, që thekson se vajzat italiane preferojnë të martohen me shtetas marokenë dhe shqiptarë.

“Kombinimet e shtetësisë së martesave të përziera janë shumë të ndryshme në varësi të gjinisë së bashkëshortëve. Në vitin 2021, burrat italianë u martuan me një shtetase rumune në 19.2% të rasteve, një ukrainase në 13.2% dhe një ruse në 7.1%. 

Nga ana tjetër, femrat italiane që janë martuar me një shtetas të huaj më shpesh kanë një bashkëshort me nënshtetësi marokene (12,1%) ose shqiptare (9,7%)”, thuhet në raporton e Istat.

Sipas këtij raporti në vitin 2021 janë festuar 24.380 martesa me të paktën një dhëndër të huaj, më shumë se 10% e totalit, një rritje prej 29.5% krahasuar me një vit më parë.

“Pothuajse tre të katërtat e martesave kanë të bëjnë me çifte me një dhëndër italian dhe një nuse të huaj. Janë 4595 femra italiane që kanë zgjedhur një partner të huaj, 2.5% e numrit total të nuseve”, thekson raporti.