TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim i cili dyshohet se është një nga kultivuesit e bimëve narkotike në fshatin Gorisht, Vlorë.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.