AKTUALITET, 7 Mars 2023, 15:16

E rëndë në Tiranë, aksidentohet në punë 32-vjeçari tek Megatek, ndërron jetë në spital

E rëndë në Tiranë, aksidentohet në punë

Një person ka humbur jetë si pasojë e aksidentit në vendin e punës në Tiranë.

Mësohet se paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune, pirun që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.