TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është gjetur i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës, pasditen e sotme, rreth orës 16:00.
Sipas informacioneve paraprake, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia po vijon hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.