TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht. Arsyet dhe motivi që e çuan Balën drejt dorëheqjes ende nuk dihen.
Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fedi Beleri, përfunduan në burg.
Himara mbetet sërish pa drejtues, ndërsa sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet.