AKTUALITET, 8 Shkurt 2022, 21:41

Pas BE dhe SHBA, Ambasada Britanike shpreh mbështetjen për zgjatjen e mandatit të vetingut: Proces thelbësor për sistemin e drejtësisë

Pas BE dhe SHBA, Ambasada Britanike shpreh mbështetjen për zgjatjen e

Pas delegacionit të Bashkimit Europian dhe SHBA-së, edhe Britania e Madhe ka shprehur mbështetjen e saj për vijimin e procesit të vetingut.

Ambasada Britanike me anë të një postimi në Facebook, shkruan se mbështet Kuvendin për të zgjatur mandatin e organeve të vetingut.

Ambasada shprehet se zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësore për një sistem të pavarur dhe efikas.

Deklaratë e Ambasadës Britanike:

Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.  

Më herët, në një deklaratë të përbashkët, BE dhe SHBA shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për zgjatjen e mandatit të vetingut.

Ata thonë se kjo nuk është një çështje partiake, por një element themelor i reformës në drejtësi.