AKTUALITET, 8 Shkurt 2022, 14:23

Susanne Schütz: Reforma në drejtësi është vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Susanne Schütz: Reforma në drejtësi është vendimtare

Drejtoresha per Ballkanin në Ministrinë e Jashtme gjermane, Susanne Schütz ka reaguar përmes një postimi në twitter mbi ndryshimet kushtetuese në vend sa i takon zgjatjes së mandatit për organet e vettingut.

Schütz, njëkohësisht ish ambasadore në vendin tonë shkruan se është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të mundësojnë zgjatjen e mandatit.

“Reforma në drejtësi është një element vendimtar për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç në këtë proces dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të mundësojnë zgjatjen e mandatit.”- shkruan ajo.