TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Lushnje, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 6 marsit.
Kryemadhi ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me strukturat e LSI-së, ndërsa shkruan se Lushnja meriton një shans të ri.
Sipas kryetares së LSI-së, tani është momenti që qytetarët t’i japin vetes dhe failjes së tyre, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit të tyre, dhe jo interesave të qeverisë.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj!