TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si "Brryli", në kryeqytet.
Mësohet se një automjet me drejtuese shtetasen S.N. ka përplasur një person rreth 55 vjeç.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.