AKTUALITET, 11 Shkurt 2022, 10:33

Pas Bashës prokurorët belg në “lupë” edhe 22 persona të tjerë

Pas Bashës prokurorët belg në “lupë” edhe 22

Hetuesit belgë që ditën e djeshme morën në pyetje Lulezim Bashën, në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur sërish në ambientet e SPAK.

Mësohet se hetuesit belgë do të vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me parat e sekuestruara në automjetet tip “Toyota Auris”.

Mësohet se hetuesit belgë për këtë çështje do të marrin në pyetje 22 persona, të cilët janë miq, familjarë, të të vënëve nën akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Hetuesit belgë prej tre ditësh ndodhen në vendin tonë, ndërkohë që ata do të vijojnë tw qëndrojnë deri në përfundimin e marrjes në pyetje.