AKTUALITET, 28 Tetor 2023, 21:03

Partia ekstremiste greke: Në Shqipëri po ndodh persekutim i pamëshirshëm i grekëve

Partia ekstremiste greke: Në Shqipëri po ndodh persekutim i

Partia ekstremiste greke "Zgjidhja Greke", ka kujtuar sot vdekjen e ekstremistit Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.

Duke hedhur akuza të rënda dhe të pavërteta, kjo parti thotë se pesë vite nga "vrasja e Kacifës nga fashistët shqiptarë", ende nuk ka një autor përgjegjës.

“Sot nën hijen e mizorive dhe persekutimit të pamëshirshëm të grekëve të Vorio Epirit nga shteti shqiptar, arrestimi dhe ndëshkimi shembullor i nxitësve fizikë dhe moralë të vrasjes së Konstantinos Katsifas. bëhet më urgjente se kurrë", thuhet në deklaratën e kësaj force politike.

Më tej kjo parti e ekstremit të djathtë premton se do ndëshkojë në mënyrë shembullore armiqtë e helenizmit.

"Mbrojtja e jetëve dhe pronave të grekëve kudo që ndodhen, ndëshkimi shembullor i armiqve të helenizmit, si dhe vazhdimësia e pandërprerë e kombit grek në mbarë botën, është përparësia më e lartë politike dhe kombëtare", thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e partisë", përfundon deklarata.