TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eduard Seitaj do të jetë Drejtori i Kabinetit të Presidentit Bajram Begaj.
Ish-drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti, ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij.
Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.
Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan: "Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta".
Më 24 korrik, Presidenti Bajram Begaj mori detyrën zyrtarisht dhe u betua si kreu i ri i shtetit shqiptar.