TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arben Ahmetaj nuk është më zëvendëskryeministër i vendit dhe as ministër i rindërtimit, pasi është shkarkuar nga Edi Rama.
Ahmetaj, një nga ministrat më të akuzuar nga opozita dhe i pagëzuar me nofkëm "tigri" nga Sali Berisha, ka shërbyer më herët edhe si ministër i Financave.
Sot, ai nuk ka më asnjë detyrë. Edi Rama e ka "zhdukur" nga kabineti dhe ia ka paraqitur shkarkimin Bajram Begajt që në ditën e parë të punës si President.
Më poshtë, foto nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit, ku Ahmetaj dukej i qeshur, ndoshta pa e ditur se pas 24 orësh do të zhvishej nga të gjithë funksionet.



