TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se pallati i bashkëshortes së kreut të qeverisë Edi Rama, Linda Rama u ndërtua pa asnjë faturë.
Sali Berisha: “A nuk duhet qytetarët të dinë për të gjitha këto si u ndërtua pallati pesë katësh në sheshin e pallateve nga Linda Rama dhe familja e saj, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë tatimore, doganore ose bankare. Linda deklaron se janë ndërtuar me para gjaku, por e di çfarë do të thotë të ndërtohen me para gjaku? Pare krimi. Nuk e di, s’kam asnjë të dhënë që familjarët e saj janë të implikuar në krime, por qytetarët duan të dinë se si u ndërtua pallati.
Dhe sapo Zana Xhuka, ish-kryetarja e ILDKP ndërmori procesin e hetimit të këtyre aferave, Rama e shkarkoi nga detyra në mënyrë antikushtetues. OSBE deklaroi në raport se Rama ka të fshehur në bankat ofshore 200 milionë euro dhe kjo deklaratë i përket vitit 2014, nuk e mohoi dot kurrë këtë.
Pse ky përqendrim, nëse nuk përqendrohemi tek Rama këtu ligj dhe kushtetutë nuk ka më.