TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prania e sëmundjeve të ndryshme tek kafshët bujqësore rrit rriskun për infektim të personave që janë në kontakt të afërt. Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veteriner, ngre shqetësimin se këto situata prekin mjekët të cilët shpesh punojnë edhe pa mjete mbrojtëse pasi ato mungojnë.
“Sa i përket mjekëve veteriner shtetëror shohim dhe mungesë të bazës mbështetëse të punës së tyre, e cila na ka dhënë në statistike të rralla në krahasim me vite me përpara po na ka dhënë raste të kontaminimeve me sëmundje të ndryshme”, tha Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar.
Po cilat janë mjetet e domosdoshme për mjekët veteriner, që në fakt nuk i disponojnë. “Kryesisht flasim për mjete mbështetëse siç janë doreza, syze, veshjet një përdorimshe, desifektantët, çizmet, detergjentet që duhen para se të hysh apo kur del nga ferma, këto janë mjetet mbështesin punën veterinare në terren”, tha Resuli. Ashtu si tek njerëzit edhe sëmundshmëria tek kafshët është prezente. Në fund të vitit 2023, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në Kolonjë është konfirmuar prania e antraksit në 3 lopë të ngordhura, ndërsa veterineret ende janë nën monitorim pa shenja të transmetimit të sëmundjes.