AKTUALITET, 17 Nëntor 2022, 13:02

I hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës në Komision, Gazment Bardhi përjashtohet për pesë ditë nga Kuvendi

I hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës në Komision, Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar për pesë ditë nga Kuvendi pas përplasjes pak ditë më parë në Komision me socialisten Klotilda Bushka.

Në fund të mbledhjes, pas shumë orë diskutimesh, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka hodhi në votim pr/ligjin, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi u ngrit nga vendi, i rrëmbeu mikrofonin drejtueses së Komisionit të Ligjeve, dhe e hodhi në mes të tavolinës.