TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit, i cili tha se nuk është aty për të bërë pazare dhe se nuk mund të përfaqësojë ata demokratë me të cilët nuk e lidh asgjë.
Përmes një postimi në facebook Paloka shkruan se Alibeaj është përfaqësuesi i asaj PD-je që voton në parlament siç urdhëron kryeministri Rama.
Sipas Palokës provë për këtë është bashkëpunimi që Alibeaj ka me Ramën për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të bllokuar nismat e saj në parlament.
Postimi i Palokës:
Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD-së jo Ramën ! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën , deklaroi se as “nuk do ti përfaqësojë ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetët e PD. E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në Parlament siç urdhëron Rama e që ka përfunduar më keq se “kërpërata” ? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për ti mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj ?
A mund të na thotë ky Alibeu si pjesë e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e gjenocidit në Kosovë , në shkelje të çdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar ?
Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën ? A e ka ngritur në Konferencën e kryetareve këtë çështje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu…
Prandaj shumë shpejtë në atë sallë do të duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me votën e tyre e ca me shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar.