AKTUALITET, 6 Gusht 2023, 22:16

Opozita u kthye në meme pas heshtjes për kullën, reagon Belind Këlliçi: Unë e kam thënë para dhjetë muajsh...

Opozita u kthye në meme pas heshtjes për kullën, reagon Belind

Një kullë gjigande do të ndërtohet në parkun pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Lidhur me këtë ka patur një protestë pasditen e sotme nga Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, por asnjë reagim nga Sali Berisha, që drejton fraksionin më të madh të opozitës. 

Mungesa e reagimit nga opozita, ka bërë që rrjetet sociale të "vlojnë" nga reagimet dhe memet ironike për "tredhjen" e opozitës.  

Pas të gjithë ngjarjes, ka ardhur më në fund një status nga Belind Këlliçi, ish kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës në zgjedhjet lokale të Tiranës, i cili thotë se e ka denoncuar kullën para dhjetë muajsh. 

"10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.
Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.
Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë", shkruan Këlliçi. 

Poll