AKTUALITET, 11 Prill 2025, 13:53

Opozita hap sot fushatën/ Meta, mesazh nga burgu: Asnjë izolim fizik nuk më ndal, fillimi i betejës finale!

Opozita hap sot fushatën/ Meta, mesazh nga burgu: Asnjë izolim fizik

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një mesazh me rastin e hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore që do të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Meta thotë se edhe pse nuk do të jetë prezent fizikisht, do jetë me gjithë fuqinë e kauzës krah të gjithë qytetarëve që do të mblidhen në shesh.

Ai thekson se asnjë izolim fizik ekstrem nuk e ndal në përballjen për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, siç shkruan ai “nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin”.

“Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Meta, i cili bën apel që më 11 maj të votohet ai dhe Aleanca per Shqiperine Madheshtore.