AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 11:29

Beleri u la sërish në burg, qytetari irritohet me ambasadoren greke: Turp t'ju vijë, po mbroni një kriminel

Beleri u la sërish në burg, qytetari irritohet me ambasadoren greke:

Përfundimi i seancës në Apelin e GJKKO për Fredi Belerin nuk kaloi aq qetë. 'Reporttv' ka siguruar me video një moment, teksa një qytetar protestonte i vetëm jashtë institucionit. 

Në video tregohet momenti kur qytetari i thotë ambasadores greke se po mbrojnë një vrasës.

Jeni kriminelë, ai është një vrasës. Ai është vrasës, turp t'i vijë”- thotë qytetari. 

Apeli i Posaçëm rrëzoi sot sërish kërkesën e Fredi Belerit për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Beleri kërkoi lirinë duke insistuar duhet të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por Apeli i GJKKO e la në burg. E pranishme në gjykatë ishte është edhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe Vangjel Dule.