TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e djeshme vendin e quajtur ‘Livadhet e Karajt’ në fshatin Koçaj të Bulqizës. Si pasojë e zjarrit u dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.
Flakët kanë vijuar të jenë aktive edhe gjatë natës, ndërsa mësohet se vetëm paraditen e sotme zjarri është fikur kjo falë edhe temperaturave të ulëta.
Gjithashtu mësohet se policia e Bulqizës ka proceduar një shtetas i cili dyshohet për vënien e zjarrit.