AKTUALITET, 6 Mars 2025, 10:55

Operacioni/ Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 45-vjeçari. I sekuestrohen 222 doza kokainë

Operacioni/ Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të

Një 45-vjeçar i dënuar me arrest me burg për shpërndarje të drogave të forta ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Sipas bluve të Vlorës, i arrestuari është shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës.

Gjatë kontrollit në banesën e 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White Snow”.

Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Albert Bani, 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.