AKTUALITET, 19 Maj 2022, 10:05

Operacioni i SPAK me 32 urdhër arreste, mes tyre edhe Suel Çela dhe Ervis Martinaj

Operacioni i SPAK me 32 urdhër arreste, mes tyre edhe Suel Çela dhe

Dalin detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme SPAK, që ka lëshuar në total 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale.

Mes tyre, urdhërarrest janë lëshuar edhe ndaj Suel Çelës dhe Ervis Martinajn. Ervis Martinaj është një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit e një nga personat e përfshirë në masakrën e ish Bllokut disa vite më parë me një të vdekur e disa të plagosur.

Sipas burimeve, deri me tani janë të paktën 10 të arrestuar. Por nuk është konfirmuar arrestimi i Suel Çelës.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe ndaj Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sanxhaktari ndodhet aktualisht në burg, por prokuroria ka ngritur akuza të tjera ndaj tij.

Urdhër arrest mësohet se është lëshuar edhe ndaj shtetasit Kamer Mehja.

Urdhërarrestet janë lëshuar pas rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani, një nga të shumërkuarit që u arrestua disa muaj më parë pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri ku mbeti dhe i plagosur.