TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Gun Expert”, i zhvilluar pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë në Rrugën e Dibrës shtetasi Altin Celami, 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili drejtonte një automjet tip taksi që përdorej për të shmangur kontrollet policore. Ky shtetas rezulton i implikuar më parë në të njëjtin aktivitet kriminal.
Gjatë kontrollit fizik, si dhe në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, lëndë narkotike të dyshuar kokainë, si dhe pjesë të ndryshme armësh. Sipas hetimeve, armët dyshohet se ishin destinuar për t’u shitur te grupe kriminale.
Materialet e sekuestruara, përfshirë automjetin tip taksi, u morën në cilësinë e provës materiale. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.
Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.
46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.
Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.