TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka goditur një grup kriminal të tafikut të drogës nga Amerika Latine, ndërsa lëshoi 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie.
Gjatë aksionit të SPAK në Shkodër u arrestuan 8 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë.
Raportohet se mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i policisë Erion Dani.
Ish-zyrtari Erion Dani ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.
Vendimi mësohet se lidhet me operacionin “Ura”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850 deri në 1000 kilogram.
Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc