AKTUALITET, 11 Korrik 2025, 11:13

Rama nuk i ‘ndahet’ Dredhës: Absurditet, Bashkia Vlorë financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat. Ndërtimi 500 metër mbi kokën e Ermalit, si nuk e pa?

Rama nuk i ‘ndahet’ Dredhës: Absurditet, Bashkia Vlorë

Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.

Edi Rama: Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës.

Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë.

Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë.