TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.
Ai u ndal te ndërtimet pa leje, ku i është përgjigjur edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.
“Siç është bërë e ditur publikisht në një rast flagrance spektakolare ku një fshat i tërë turistik është ndërtuar në mes të Thethit, prokuroria ose më saktë një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur të mos fillojë hetimet. Pra ka refuzuar të shohë për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale”, tha ai.
Rama u shpreh se gjatë periudhës së zgjedhjeve ka pasur boom ndërtimesh, duke u shprehur se policia bëri 40 denoncime, por theksoi se “një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”.
“Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë”, theksoi Kreu i qeverisë.
Edi Rama: Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.
Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.
IKMT ka filluar të veprojë. për të gjithë ata që u thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë? Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por përkundrazi është si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe pastaj faktet e kryera mbeten në territor, është një përpjekje që natyrshëm do të duhet të shfaqet në këtë formë.
Në Theth kemi bërë një plan të tërë pune në Bashkinë Shkodër, kemi legalizuar ndërtimet e vjetra, kemi vendosur financime.