AKTUALITET, 11 Korrik 2025, 11:48

Gjyqi/ Zhdukja e Jani Prengës, dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të 'Golden'

Gjyqi/ Zhdukja e Jani Prengës, dy prokurorët e SPAK përplasen

Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, kanë mbajtur qëndrim të ndryshëm në seancën në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020 në aksin Kamëz-Shijak, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” sipas pamjeve të kamerave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë.

Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg. Kaçkini këmbënguli në qëndrimin e saj me argumentin se Bizhdili ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe ka njohje me personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen, kjo sipas saj e vërtetuar edhe nga komunikimet SKY ECC.

Ndërsa prokurori Dibra tha se ai është gjetur në atë situatë pasi është punonjës i kompleksit dhe është urdhëruar për fshehjen e kufomës.

Gjykata u tërhoq për vendim dhe do ta shpallë atë në 25 korrik, për shkak të kmpleksitetit që ka dosja