TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë.
Sipas Ballës, shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.
“Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, i cili duhet shuar përfundimisht”, shkruan Balla.
Policia e Shtetit ka vijuar megaoperacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në të cilin ku janë angazhuar rreth 7 mijë forca policie dhe dhjetëra dronë me rezolucion të lartë.
Gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 24 220 bimë kannabis sativa dhe është sekuestruar 29 kg lëndë narkotike kanabis në Pukë.
Për këto raste janë shpallur në kërkim dy shtetas dhe është proceduar penalisht 1 kryeplak fshati si dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.