AKTUALITET, 20 Gusht 2023, 10:23

Dyshohet se dogji një sipërfaqe me barishte dhe shkurre, nis hetimi për 68-vjeçarin

Dyshohet se dogji një sipërfaqe me barishte dhe shkurre, nis hetimi

Një 68 vjeçar është autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Çidhën të Dibrës ku u dogjën një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre bën të ditur policia.

Sipas policisë Hamit Kacani kishte ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve por më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe

Është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë sëbashku me forcat zjarrfikëse për të vënë  nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.

Policia bën apel qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.