AKTUALITET, 20 Gusht 2023, 11:08

Operacioni “flakë deti”/ Nga Lugina e Patokut u nis një ton kanabis, SPAK informacione në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për velierën

Operacioni “flakë deti”/ Nga Lugina e Patokut u nis një

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni antikanabis “Flakë në det”, ku u arrestuan 6 persona, dy prej tyre ukrainas.

Nga laguna e Patokut dyshohet se janë nisur mbi 1 ton kanabis, e cila do të shkëmbehej me kokaine me të njëjtën vlerë parash.

Hetuesit kanë dyshime se veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në det është nisur nga Turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal i Zi dhe më pas në ujërat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë do të bëhej shkëmbimi i drogës. 4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë.

Ata kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se SPAK do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për velierën me emrin “Nilua” në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë çështje.

Gjatë operacioni policia dhe SPAK sekuestruar dy pistoleta me fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabis që u hodh në det nga të dyshuarit.