TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e djeshme dhe deri në orët e vona të natës nuk ka qenë e qetë për kryeqytetin, pasi tifozeritë e Feyenoord dhe më shumë ata të Romës kanë krijuar mjaft trazira.
Për 80 huliganë italianë, eksperienca në Shqipëri ka zgjatur më pak nga çmund ta kishin imagjinuar, pasi policia i ka kthyer mbrapsht në Itali.
Ata janë shoqëruar në portin e Durrësit rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm dhe janë nisur 6 orë me vonesë dhe sipas burimeve edhe gjatë pritjes ata kanë krijuar probleme.
Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për mbajtjen nën kontroll të situatës.